Ajaks, trajneri rrezikon ta pësojë nga goli i djalit të tij

Ajax mban vendin e 12 në Eredivisie momentalisht duke regjistruar një nga fillimet më të dobëta të historisë së klubit. Pas humbjes në fushën e Tëente-s këtë fundjavë, trajneri Maurice Steijn është vënë në shënjestër të kritikave por kurioz është fakti që atë mund ta largojë nga stoli një gol i djalit të tij.

Në transfertën e Tëente-s, golin e dytë e shënoi pikërisht djali i trajnerit Sem Steijn. Shuplakë e rëndë për teknikun holandez që në fund u dorëzua me rezultatin e rëndë 3-1. Tashmë fjala “shkarkim” është në rendin e ditës sepse situata është rënduar ndjeshëm në kampin e “harkëtarëve”.

sfidanti.al