Dinamo rikthen në familje Dritan Mehmetin

Trajneri Dritan Mehmeti, vendin e të cilit e zuri Luigi di Biagio, rikthehet në familjen Dinamo. Klubi ka zyrtarizuar teknikun me shumë vjet eksperiencë, i cili do të punojë në akademinë që ka nisur të funksionojë sërish te blutë. Mehmeti është emëruar tekniku i skuadrës U19 të Dinamo City-t, ndërsa Edvan Bakaj, i cili u tërhoq nga futbolli në maj, është përzgjedhur trajneri i portierëve në ekipin e parë.

43-vjeçari Mehmeti udhëhoqi ekipin drejt rikthimit në Superiore, por aventura e tij si trajner i parë përfundoi në ditët e fundit të muajit korrik. Dinamo City U17 i është besuar Genc Mahmutajt, teksa skuadra U16 Sabien Lilajt. Jahmir Hyka do të drejtojë Dinamo City U15, ndërkohë që pjesë e akademisë si trajnerë do jenë edhe Engert Bakalli, Luan Pinari dhe Aleko Bregu.

Sfidanti.al