De Ligt kundër Tuchel: Pyeteni pse nuk më aktivizon

Bayern Munchen pagoi rreth 80 milionë euro për ta afruar por mbrojtësi Matthijs De Ligt është kthyer në një çështje. Vetë qendërmbrojtësi ka reaguar në lidhje me kritikat e marra dhe momentin e vështirë, duke e lidhur problemin e tij me minutazhin e pakët dhe pozicionin e ri në fushë. Këtë sezon numëron vetëm 37 minuta aktivizim me skuadrën e Thomas Tuchel në kampionatin gjerman. Minuta ku ka luajtur si zëvendësues dhe ende asnjëherë si titullar dhe ai deklaron:

Nuk ia kam idenë pse nuk luaj. Duhet të pyesni trajnerin. Unë bëj gjithçka që dëshiron Tuchel, por ai nuk më jep asnjë shpjegim për këtë situatë. Në dy takimet e fundit kam luajtur vetëm 10 minuta. Dhe ato si mesfushor… E vetmja gjë që unë mund të bëj është të punoj dhe të përmirësohem”.

sfidanti.al