Anija durrsake në mesin e detit me 6 ballë

Teuta regjistroi një humbje dramatike në ndeshjen e fundit të javës së tretë të Superiores dhe siç ndodh zakonisht në të tilla raste, ky është lajmi që kërkojnë mediat në të tilla raste. Për faqet e shtypit dhe kronikat e televizioneve tashmë është hapur një front i ri pune. Por çfarë ka ndodhur dje? Që Teuta e nis sërish sezonin në mënyrë katastrofike dhe mundet ne Laç nuk është më një risi, por 6 golat e pësuar në Kurbin ngrenë shumë pikëpyetje.

A është skuadra e Bejzades kaq e fortë sa për të shpërfytyruar një kundërshtar në mënyrë të tillë? Ndoshta po, por ndoshta edhe jo. Gjithsesi lajmi këtu nuk është Laçi por Teuta. Durrsakët mesa duket do të flirtojnë me zonën e rrezikut edhe këtë sezon por këtë vit historia mund të ndryshojë sepse nëse në 3 dekadat e demokracisë Teuta nuk e ka prekur asnjëherë të parën, kjo është një lojë e rrezikshme që po luan. Diego Longo, trajneri që në Shqipëri ka korrur më shumë dështime se çdo i huaj tjetër, ka zgjedhur rrugën e gabuar.

sfidanti.al