Gola me shumicë , s’ke ku të hedhësh një ‘’kokërr goli”

Kemi një lajm të mirë dhe një lajm të keq ! Po e nisim nga lajm i mirë :  Superliga ka hapur saraçineskën e golave! Lajmi i keq: se golat nuk thithin tifozë, madje bëjnë efekt të kundërt.  Thonë se do të vijë një ditë gjatë këtij kampionati, ku do të gjobiten ndeshjet pa gola! Të gjithë në sulm – do të jetë motoja,  le të bëhet porta edhe më e madhe se 7 metra…

Kjo javë konfirmoi tendencën e modës së golave me shumicë  : Egnatia me Erzenin plot 7 gola dhe më pas Laçi dhe Teuta ..shtatë gola të tjerë që mbushën thesin! Më në fund erdhi dita e “qametit” të paralajmëruar : do të vijë një ditë ku do të kemi më shumë gola se sa njerëz  në stadiume! Dikur mburreshimduke thënë se stadiumet janë mbushur plot e përplot sa s’ke ku të hedhësh një kokërr mollë, tani themi se ndeshjet po mbushen aq shumë  me gola,  sa s’ka ku të hedhësh  një.. “kokërr goli”…

Sfidanti.al