Teuta-Skënderbeu e planifikuar për t’u luajtur të martën në orën 19.00 ka një problem të madh, kryqëzimin e orarit me atë të dy ndeshjeve të rëndësishme në Champions League. Sipas kalendarit, në këtë orar do të jenë edhe Milan-Newcastle dhe Young Boys-Lajpcig në turneun më të famshëm për klube në botë.
Kjo sigurisht bie ndesh me rregulloren e UEFA-s dhe bën të detyrueshëm ndryshimin e orarit të ndeshjes së Superiores, për të mos u përballur me sanksione të rënda financiare për FSHF-në si organizatore e turneut. FSHF kanë planifikuar që dy nga ndeshjet e javës së katërt, Laçi-Vllaznia dhe Teuta-Skënderbeu, të zhvillohen të martën. Sipas planit, kurbinasit presin shkodranët në orën 16:00, ndërsa durrsakët presin ekipin korçar në orën 19:00.
sfidanti.al