Nja hap larg legjendës, Ciro Immobile pranë historisë

Sulmuesi italian i Lazios, Ciro Immobile sfidon historinë. Askush më parë në Serie A nuk ka shënuar 100 gola dhe bomberi bardhekaltër është shumë pranë këtij objektivi. I fundit që ka arritur kuotën më të lartë është Jose Altafini i ndalur në kuotën 95 ndërsa momentalisht Ciro numëron 99 gola e këtë fundjave në ‘Juventus Stadium” mund ta kalojë kufirin e dy shifrave.

Përsa i përket klasifikimit, Totti është ndalur në kuotën 89 i ndjekur nga  Ibrahimovic 88, Nordahl 87 dhe Silvio Piola 86. Dominim absolut i bomberit 33-vjeçar të Lazios, një nga qëndërsulmuesit më produktivë ende në aktivitet pasi me fanellën e Lazios numëron 200 gola dhe 49 asiste por ai vazhdon të luajë titullar në formacionin e Maurizio Sarrit.

 

sfidanti.al