Reali i Madridit nuk është një klub i madh vetëm në fushën e lojës por emrin me peshë e përdor edhe për çështje shumë të mprehta sociale. Pas tërmetit të frikshëm në Marok ku humbën jetën më shumë se 2900 persona, klubi mbretëror është përfshirë në historinë e dhimbshme të 14-vjeçarit Abdul Rahim Awhida, i cili humbi gjithë familjen në tragjedi. Klubi “Los Blancos” e ka transferuar tifozin në Spanjë duke e përfshirë në projektin e akademisë ku ai ka nisur të stërvitet. .
Ideja lindi pasi drejtuesit e klubit ndoqën në televizion intervistën prekëse të djaloshit në lotë për humbjen e gjithë familjes. Reali kontaktoi menjëherë me televizionin Al Arabia për të gjetur numrin e xhaxhait të 14-vjeçarit që humbi babain, mamanë dhe vëllain në tërmetin me magnitudë 6.8 ballë që shkatërroi një pjesë të madhe të Marrakeshit. Plani i klubit është që ta ndihmojë të riun të stërvitet por paralelisht të vazhdojë edhe studimet në Madrid.
sfidanti.al