Trajneri i Manchester United, Eric Ten Hag ka marrë një vendim të fortë duke e çuar talentin Jadon Sancho të stërvitet me ekipin e të rinjve. Vendimi është marrë pas një postimi kritik të sulmuesit në rrjetet sociale për të cilin nuk ka pranuar të kërkojë falje dhe tekniku holandez nuk është menduar dy herë duke e transferuar përkohësisht në ekipin e të rinjve lojtarin e blerë dy vite më parë për 100 milionë euro nga Borussia Dortmund.
Sancho e kritikoi trajnerin pasi nuk e përfshiu në listën kundër Arsenalit dhe klubi njofton se ai do të qëndrojë për një afat të pacaktuar te ekipi i të rinjve ku do të vazhdojë të stërvitet rregullisht. Manchester United ka për qëllim ta shesë sulmuesin në merkaton e dimrit nëse do të ketë oferta joshëse nga Arabia Saudite.
sfidanti.al