Bukureshti vetëm maja e ajsbergut….

Ngjarjet e regjistruara në Bukuresht mbrëmjen e datës 12 shtator nuk janë një “rrufe në qiell të hapur” për UEFA-n që shpesh herë të tilla situata i kalon në heshtje. Në “National Arena” të Bukureshtit u konsumua një “dramë” që aktet fillestare i datojnë të provuara me filmime 4 vite më parë në stadiumin e Beogradit kur qindra tifozë rumunë, në stadiumin e Partizanit ngritën kore kundër Kosovës dhe u mbështetën gjatë gjithë ndeshjes Serbi–Rumani.

Të gjthë “fërkuan sytë” kur rumunët e bënë këtë edhe në mesin e muajit qershor në zemër të Kosovës, në Prishtinë. Kjo ndodhi teksa mijëra shqiptarë në stadium u sollën në mënyrën më të qytetëruar të mundshme duke ua lënë fatin e tyre në dorë të policisë. Bukureshti është vetëm i fundit në radhën e incidenteve të ngjashme që nëse nuk dënohen, atëherë mund të bëhen një “gangrenë” për UEFA-n edhe në të ardhmen.

sfidanti.al