Jasir Asani mes më të mirëve të UEFA-s, votoni

Goli fantastik i Jasir Asanit është në garë për realizimin më të bukur. UEFA ka hapur një votim në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare ku kërkon që të votohet edhe mes kandidatëve të tjerë në garë që janë portugezi Zhoao Feliks, belgu Trosard dhe Samorodov i Kazakistanit.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi shënoi një supergol me predhë nga distanca në minutën e 37′ në ndeshjen ndaj Polonisë. Ky gol shërbeu për ti dhënë Shqipërisë avantazhin. Asani është votuar për golin më të bukur edhe në muajin qershor pasi shtangu me të majtën portierin moldav në “Arenën Kombëtare”.

Ky është linku ku mund të votoni për sulmuesin kuqezi;

https://www.uefa.com/european-qualifiers/video/goal-of-the-round/

sfidanti.al