Fitore vendimtare e Italisë në Milano përballë Ukrainës me rezultatin 2-1 dhe oksigjen për për të besuarit e Luciano Spalletti-t që në rast të një disfate do të kishin vënë seriozisht në rrezik shanset për kualifikim në Euro 2024 pasi vendi i parë në grup duket se është prenotuar nga Anglia kryesuese dhe të kaltërit bashkë me Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut do të ndajnë biletën tjetër.
Në stadiumin “San Siro”, Italia e re e Spalletit krijoi shumë, sidomos gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndërsa Ukraina u fik me kalimin e minutave edhe pse goli i Yarmolenko e mbajti në lojë deri në fund. Gjithsesim situata në grupin C mbetet shumë e komplikuar pasi edhe Maqedonia e Veriut është ngjitur në kuotën e 7 pikëve pas suksesit 2-0 në Maltë.