Kumbulla beson se Shqipëria ka të ardhme

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka dhënë një intervistë të shkurtër për “SavoirSport”, ku është ndalur pikërisht tek Shqipëria dhe ëndrra Europiane.

Kemi disa mundësi të mira se jemi shumë mirë dhe kemi një skuadër të re, por me me disa djem me eksperiencë. Shpresoj që shokët e mi ta bëjnë realitet këtë ëndërr. Silvinjo? E kam njohur kur luajtëm ndaj Polonisë në ndeshjen e parë. Më la përshtypje të mirë, është një trajner shumë karizmatik, shumë pozitv. Ajo që transmeton është siguri, dëshirë për të luajtur dhe për të luajtur shanset me këdo.

Lojtarë me të ardhme? Mendoj se janë Asllani dhe Broja, që janë dy të rinj. Mendoj se ka edhe të tjerë, por mendoj se ata të dy kanë një të ardhme të bukur para. Sipas meje jemi në një moment të lartë të historisë tonë, mund ta luajmë me të gjithë. Sipas meje ky miks eksperience dhe lojtarësh të rinj do të na lejojë të arrijmë objektiva të bukur”.

sportal.al