Novak Djokovic nuk ka ndërmend të tërhiqet për të paktën…24 vjet

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut në përfundim të finales së US Open, është regjistruar një bisedë interesante mes Daniil Medvedev, 27-vjeçari rus që u posht nga 36-vjeçari serb. Edhe pse me një diferencë të theksuar në moshë, rusi e pyeti rivalin se kur do të vendoste të tërhiqet nga aktiviteti dhe përgjigja ishte e e habitshme dhe madje me doza ironie.

“Lojtarët shkojnë e vijnë dhe këtë fat do ta kem edhe unë. Në fund, edhe unë do të largohem një ditë, ndoshta pas 23,24 vitesh kur të ketë shumë të rinj që do të vijnë. Deri atëherë besoj se do të më shikoni edhe për disa kohë në fushat e tenisit”. Serbi numër 1 i botës numëron 24 turne grand slam, 2 më shumë se Rafael Nadal.

sfidanti.al