Paul Pogba ka kaluar edhe momente shumë të këqija. Një prej tyre lidhet me problemet që ka pasur me vëllain e tij me të cilin është në gjyq për shkak të shantazhit që Mathias i ka bërë për ta zhvatur. Në një intervistë për mediat italiane, mesfushori i Juventusit e pranon se ka kaluar momente delikate ku ka menduar madje edhe të largohej nga futbolli i luajtur.
“Paraja i ndryshon njerëzit, shkatërron familjet e madje mund të ndezë edhe një luftë. Kur isha vetëm ndonjëherë mendoja se nuk dëshiroja ëm para dhe doja të largohesha nga bota e futbollit. Dua vetëm të rri me njërëz normalë sepse dotë më duan për atë që jam dhe jo për famën e paratë. Ndonjëherë është shumë e vështirë”.
Sfidanti.al