Ah moj Poloni, na e bëre për të qarë presidentin!

Për fushën e “Air Albanias” ka kohë që thuhet se është bërë si “lëndina e lotëve” ngaqë futbollistëve u qan shpirti nga brenda kur luajnë mbi të. Dhe në ndeshjen e djeshme me Poloninë, heroi i ndeshjes Asani kur zbuloi sekretin e golit perlë , tha se nuk e pasoi se nuk e linte fusha e keqe! Le të kthehemi tek lotët, jo për të qarë fushën , por tek lotët e gëzimit..

Edhe presidenti Duka paska qarë dje në ndeshjen me Poloninë, madje ai zbuloi në intervistë pas ndeshjes e ka qarë si futbollisti Daku, madje ..tri herë! Nëse lidhen tri të qarat me këtë ndeshje , me siguri lotët shkojnë për golin e madh të Asanit, për “vdekjen e Polonisë” dhe e treta se ..trajnerin Silvinjo “magjistarin” ia sollën dhuratë dhe nuk e gjeti vetë…

Sfidanti.al