Pas humbjes së ekipit amerikan me Gjermaninë në Botërorin Aziatik, NBA-ja është “veshur” me të zeza. Fjalët e sprintierit amerikan, Noah Lajles që kumbuan si blasfemi , se “pse po të fitosh titullin në NBA, shpallesh edhe kampion bote”, dolën më së të vërteta. SHBA u mund tri herë në Botëror..nga Letonia, nga Gjermania në gjysëmfinale dhe në fund nga Kanadaja për vendin e tretë dhe të katërt..
Dhe yjet e NBA-së, pas këtij eleminimi të bujshëm, nuk rrinë dhe të vështrojnë…
I madhi Mexhik Xhonson , në rolin e opinionistit : “ Nuk e besoja syve kur shikoja ekipin amerikan duke luajtur për medaljen e bronxit dhe atë të mos e meritojë..”
Tray Jang ( Atalanta) : “ Edhe një herë në gjunjë para Europës…”
Karmelo Antony : “ Duhet t’i heqim kapelen Gjermanisë dhe Serbisë sepse kanë luajtur basketbol të bukur..”
Patrik Beverly : “ 11 3 pikë Gjermania për 40 minuta dhe nuk ishte Dirk Novicki…”
Sfidanti.al