Fëmija mrekulli Alakaraz ..ulet përseri në bankën e shkollës!

Karlos Alkaraz nuk qënka “fëmija mrekulli” siç e pagëzuan kur fitoi Uimbeldonin ndaj Xhokoviçit, por një fëmijë i talentuar tenisi që ka nevojë të rritet akoma dhe të mësojë! Leksionin e mësoi ne US Open dhe “mësuesi” e tij i radhës ishte tenisti rus Danil Medvedev.

Djaloshi nga Murcia, që kishte lënë “takim”  në finalen e US Open me Xhokoviçin,  u mund  me meritë në gjysëmfinale dhe na la një pusullë nga pas…më shumë vetes!

“ Ishte shumë e vështirë të menaxhoja disa situata.  Madje në setin e dytë po tradhëtoja edhe veten.  Medvedev që është një tenisti llojit të veçantë, ka bërë një tenis të bukur sa nuk arrija që të gjeja zgjedhje. Më duhet të mësoj akoma…”

Sfidanti.al