FIFA i mbylli dyert, Rubiales respekton më në fund institucionin e dorëheqjes

Luis Rubiales nuk do të jetë më president i Federatës Spanjolle të Futbollit. Puthja ndaj kampiones së botës, Hermoso rezultoi fatale për kreun e institucionit drejtues të futbollit iberik, të cilin edhe FIFA e kishte pezulluar me 90 ditë.

Letra e dorëheqjes së Rubiales:

“I përcolla Presidentit të përkohshëm, Z. Pedro Rocha, dorëheqjen time nga posti i Presidentit të RFEF. Po ashtu ju njoftova se të njëjtën gjë kam bërë edhe me postin tim në UEFA, që të zëvendësohet pozicioni im në Zëvendës Presidencë. Pas pezullimit të shpejtë të kryer nga FIFA, përveç pjesës tjetër të procesit të hapur ndaj meje, është evidente se nuk do të mund të kthehem në vendin tim. Këmbëngulja nuk do të sjellë asnjë kontribut pozitiv, as për Federatën, as për futbollin spanjoll. Ndër të tjera, sepse ka fuqi de facto që do të pengojnë kthimin tim.

sfidanti.al