Sylvinho nuk ndryshon formacion

Lodhja fizike e ndeshjes së Pragës ka kaluar dhe skuadra duhet të bëhet gati për një duel tjetër shumë të fortë në aspektin fizik por këtë herë edhe më teknik. Polonia ka në grupin e saj emra më të fortë dhe misioni sonte në mbrëmje do të jetë edhe më i vështirë se sa ai u datës 7. Koha e pakët në dispozicion e limitoi trajnerin Sylvinho për të punuar me skuadrën dhe pas stërvitjes së shkurtër në “Arenën Kombëtare” ai ka krijuar edhe një ide më të qartë rreth skuadrës që do të hedhë në fushën e lojës sonte në mbrëmje. Skema nuk ndryshon e as një pjesë e madhe e titullarëve të sfidës me Republikën Çeke.

Sylvinho e ka një mesfushë të tijën titullare dhe ajo është e bazuar te treshja Ramadani-Asllani-Bajrami, ndërsa mbrojtja mbetet gjithashtu e njëjtë me Mitaj që fiton sërish balotazhin me Balliun në të majtë por ndryshimi i vetëm i përket sulmit. Uzuni do të zëvendësojë Seferin disi kaotik dhe të paqartë në ndeshjen e Pragës por ish-sulmuesi i Tiranës mund të jetë një armë fatale nga stoli.

Sfidanti.al