Kujdes Moldavinë! Sonte luhet edhe në Toshavn

Paralelisht me ndeshjen Shqipëri-Poloni, kuqezinjtë dhe skuadra e Santos një sy e vesh duhet ta mbajë edhe nga vendi modest në Atlantik. Ishujt Faroe presin në Torshavn skuadrën e Moldavisë, momentalisht në vendin e katërt me 5 pikë dhe pretendente gjithashtu në grupin E.

Fitorja më Poloninë tre muaj më parë e bëri automatikisht pretendente Moldavinë në këtë grup dhe sonte në Torshavn me një fitore të mundshme do të komplikonte pozitat e Shqipërisë, Polonisë e madje edhe Republikës Çeke që e ka mbyllur misionin e muajit shtator dhe do të rikthehet në fushë muajin e ardhshëm. Dueli i parë Moldavi-ishujt Faroe përfundoi në barazim 1-1, teksa moldavët shpresojnë se mund të shkruajnë historinë për t’u kualifikuar në finalet e një kampionati Europian.

sfidanti.al