Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka e pranon publikisht se nuk ishte ndeshja e Prishtinës vendi i duhur për t’u treguar profesionist. Djali i vogël i Ragipit dhe më i suksesshmi në arenën ndërkombëtare, sot pjesë e Zvicrës, nuk e kishte aspak të lehtë për të luajtur përpara publikur shqiptar në “Fadil Vokrri” sepse emocionet ishin të mëdha dhe u reflektuan edhe në këmbët e tij.
“Kisha shumë emocione. Nuk ishte një ndeshje me ritëm të lartë. Ngjante më shumë me një miqësore se sa me një kualifikuese për Euro 2024. Nuk dhashë maksimumin sepse nuk isha shumë i përqëndruar. U ndjeva shumë mirë, i emocionuar. Tifozët na pritën mirë”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes që u mbyll në barazim 2-2.
sfidanti.al