Le ta puthim këtë barazim me Çekinë, sikur të ishte një fitore! Një gol për kokën e golit nga Bajrami, që dëshon se në kohën e Silvinjos, ka pësuar ndryshim edhe cilësia e golit. Sigurisht , braziliani nuk na mësoi për pak kohë se si të godasim portën, por një gjë mund të thuhet : janë ndezur cilësitë e individëve! Kur ia shkrepëm edhe mbrëmë, që ishte një natë e vështirë, pale të kthesh kokën nga statistikat. çekët kishin 12 gjuajte në portë, kurse Kombëtarja vetëm me 1 ! Kurse në portë, ata goditën 4 dhe ne me “perlën” e Bajramit…
“Jemi më pranë Europianit” – është hera e parë që Silvinjo e lejon veten të flasë siç duan ..shefat! Ndeshja me Poloninë do të jetë një finale delikate dhe këtë herë të mos presim përsëri “dhurata nga zoti”. Edhe pse ky barazim na shijoi si një fitore, sado i bekuar dhe i zbukuruar nga goli i Bajramit, nuk mund të mbulojë dot frikën e vjetër : gabimet që nuk sosin kurrë në mbrojtje!
Sfidanti.al