Neymar është zyrtarisht i dëmtuar, por gjithsesi i është përgjigjur ftesës së kombëtares së Brazilit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026. Mediat braziliane raportojnë se në seanca e fundit stërvitore nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar për ish-lojtarin e Paris Saint-Germain që momentalisht vesh fanellën e Al-Hilal edhe pse nuk ka debutuar ende me skuadrën arabe.
Pas një goditjeje, braziliani u rrëzua në tokë në krahun e djathtë, të cilin e dëmtoi dhe ndërpreu menjëherë stërvitjen, ndërsa u fashua menjëherë nga stafi mjekësor. Ende nuk dihet nëse Neymar do të jetë në gjendje të luajë me skuadrën e Brazilit për kualifikueset.