Atalanta në telashe, Maehle akuzon Gasperinin për “diktator”

“Ai e ka ndërtuar skuadrën dhe punë e tij nëpërmjet sistemit diktatorial, të bazuar te frika. Unë nuk isha i mësuar me një gjë të tillë”.

Kjo është fjalia që po bën bujë të madhe në Itali pasi i adresohet një prej trajnerëve më të suksesshëm të viteve të fundit, timonierit të Atalantës, Gianpiero Gasperini. Deklaratën e bën ish-mbrojtësi danez, Joakim Maehle, i cili shton se ish-trajneri i tij përdor metoda ushtarake. Maehle nuk është lojtari i parë që adreson fjalë të tilla të forta ndaj Gasperinit pasi një gjë të tillë e kanëbërë më parë edhe Timothy Castagne e Pierluigi Gollini, të cilët kanë hedhur fraza të forta në adresë të trajnerit dhe metodave të tij të punës në klubin bergamask.

Sfidanti.al