Shqiptarët në rrugët e Pragës bëhen më të zhurmshëm.me kalimin e orëve drejt sfidës së mbrëmjes në orën 20.45. Rreth 4 mijë do të jenë në stadiumin “Fortuna” në sektorin mik por ndoshta edhe më shumë të “infiltruar” në sektorët e tjerë, kjo për faktin se shumë orej tyre kanë gjetur bileta në tregun e zi.
Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në kryeqytetin e Republikës Çeke mbërritën mijëra tifozë nga Shqipëria dhe jo vetëm, duke mësyrë në qendër të Pragës dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit çek.
Shumë prej tyre jetojnë dhe punojnë ne vende të ndryshme europiane por për asnjë arsye nuk mund ta humbisnin duelin Çeki-Shqipëri.
Sfidanti.al