Arabia tërheq edhe ish-kapitenin e Anglisë, John Terry

Magnet i trajnerëve nga Britania e Madhe. Arbia tërheq edhe John Terry-n i cili do të transferohet në Saudi Pro League pas ish-kolegut të tij, Steven Gerrard. Në vendin arab ka vend edhe për ish-kapitenin e Chelseat, i cili ka zgjedhur milionat nga Lindja e Mesme për të vijuar karrierën e tij si trajner.

Klubi i Al-Shabab ka arritur marrëveshjen me anglezin, i cili do të qëndrojë për 2 sezone në kampionatin arab. Momentalisht ai është pjesë e grupit të konsulencës në akademinë e Chelseat por do të bashkohet shumë shpejt me një tjetar ish-kapiten të Anglisë në Arabinë Saudite, Steven Gerrard i cili po punon me klubin e At-Ittifaq. Klubi u John Terry edhe pse nuk ka një emër të madh në Arabi, këtë sezon e ka nisur me ambicje të mëdha.

Sfidanti.al