Gjermania ka një tjetër numër 1, Ter Stegen i “tregon vendin” rivalit Neuer

Pas shumë vitesh pa qenë në gjendje të shijojë pozicionin e titullarit më shtyllave të portës së Gjermaninë, pavarësisht paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Barçën, portieri Marc ter Stegen dëshiron të tregojë se ka ardhur koha për të qenë numri 1 me kombëtaren e tij dhe këtë e deklaroi në konferencën për shtypin para miqësores kundër Japonisë, e planifikuar për të shtunën, 9 shtator (20:45).

“Po, unë jam numri 1. E kam pritur prej kohësh këtë moment. Do të bëj gjithçka për të ruajtur statusin”, deklaroi Ter Stegen, i cili nuk hezitoi të tregonte se “në 2017 apo 2018, Neuer ishte padyshim numri një, por që tani “situata ka ndryshuar. Nuk e di se në cilën fazë të karrierës së tij është Manu. Pas një dëmtimi kaq të rëndë, më e rëndësishmja është që ai të kthehet në fushë. Shpresoj që ta shijojë sërish futbollin. Nuk mund të ndikoj në këto çështje, nuk dua të shpenzoj energji për këtë. Nuk mund t’i them trajnerit se çfarë të bëjë. Fokusi im është se çfarë mund të tregoj në dy ndeshjet e ardhshme”, deklaron portieri i Barcelonës.

Sfidanti.al