Vajzat e Vllaznisë nuk njohin rivale në Europë, fitojnë ndaj Hajvalisë

Vllaznia mundi 4-2 skuadrën e Hajvalisë në “Loro Boriçi”, duke kaluar kështu në fazën e dytë kualifikuese të UEFA Champions League. Serinë e golave e hapi Berisha në minutën e 16 por Misini barazoi disa çaste më pas. Gjithsesi, Vllaznia nuk u dorëzua dhe më pas Gjini shënoi për avantazhin e skuadrave shkodrane.

Ndeshja u bë edhe më e bukur në pjesën e dytë ku vajzat shkodrane shënuan edhe të tretin ndërsa miket nga Kosova ngushtuan rezultatin me Mahmutin por Berisha vulosi përfundimisht suksesin e Vllaznisë. Në raundin tjetër, shkodranet do të sfidojnë Valurin po në Shkodër ndërsa nëse triumfojnë do të kualifikohen në play off për të tretin vit rresht.

Sfidanti.al