Polonia rikthen në skuadër portierin e Juventusit por shanset që ai të luajë janë të pakta

Wojciech Szczęsny është grumbulluar me Poloninë në qëndrën stërvitore edhe pse do të mbetet në dyshim deri në momentet e fundit. Portieri polak i Juventusit ka shprehur bindjen që mund t’ia dalë për të zbritur në fushë në transfertën e Tiranës në 10 shtator por gjendja e tij nuk është nga më të mirat. Numri 1 ka humbur tre ndeshjet e para të sezonit me bardhezinjtë ndërsa deri në momentet e fundit mendohej i humbur për ndeshjen me Shqipërinë që mund të vendosë edhe fatet e Polonisë në grupin eleminator për Euro 2024.

Mjekët po e monitorojnë ditë pas dite situatën e tij dhe trajneri e ka marrë vetëm që të ketë mundësinë të luajë kundër Shqipërisë. Santos do të luajë stolin në përballjen e “Air Albania” dhe polakët kanë jo pak frikë nga ajo ndeshje, pasi një humbje në Shqipëri, do t’i linte pa Europian.

Sfidanti.al