“France Football”, ja lista me 30 emrat në garën për Topin e Artë

Topi i Artë 2023 do të dorëzohet në fund të vitit por tani ka ardhur koha e votimeve. Revista prestigjoze “France Football”, organizatore dhe pronare e evenimentit prestigjoz, publikon emrat e 30 finalistëve të mbetur në garë. Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappè janë lojtarët më të kuotuar për ta fituar trofeun prestigjoz që vitin e kaluar shkoi në duart e Karim Benzema pas dominimit 12-vjeçar të dyshes Messi-Ronaldo.

5 emrat e parë të publikuar ishin Gvardiol, Salah, Musiala e Benzema te ndjekur nga Bellingham, Saka, Kolo Muani, Rodri, Gundogan, De Bruyne, Bernardo Silva e Ruben Dias. Emra të tjerë në listën e gjatë janë edhe Vinicius, Modric, Kane, Griezmann, Lewandowski, Odegaard, Bounou dhe Emiliano Martinez e Julian Alvarez.

Sfidanti.al