Interi vazhdon deri në vitin 2025 me trajnerin Inzaghi

Simone Inzaghi shpërblehet për punën e mirë që po bën me Interin. Trajneri zikaltër ka hedhur të zezën mbi të bardhë duke konfirmuar vullnetin për të vijuar punë  minimalisht edhe për dy sezone të tjera me skuadrën milaneze.

“Interi ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzagi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të zikaltërve deri në vitin 2025”, shkruan Inter.

Inzagi u bashkua me Interin në 2021-shin dhe në vitin e parë si trajner, arriti të renditej në vendin e dytë ndërsa sezonin e fundit shkoi deri në finalen e Champions League. Këtë sezon ai ka bërë një start fantastik me 3 fitore në po kaq ndeshje ku skuadra e tij ka shënuar 8 gola dhe nuk ka pësuar ende asnjë.

Sfidanti.al