Kosova nis zyrtarisht përgatitjet për dy sfidat vendimtare të muajit shtator kundër Zvicrës dhe Rumanisë. Ekipi i “Dardanëve” do të sfidojë fillimisht në Prishtinë skuadrën e Zvicrës por një duel tjetër shumë i vështirë do të jetë edhe ai i 3 ditëve më pas në Bukuresht.
Trajneri Primoz Gliha ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që lojtarët ta ndiejnë këtë fanellë duke vënë theksin në impenjimin e skuadrës edhe pse në ndeshjet e para Kosova ka bërë paraqitje jo shumë pozitive që kulmuan me largimin e trajnerit Bernard Challandes. Sfida e parë e parashikuar për t’u luajtur të shtunën i lë vetëm 3 ditë në dispozicion teknikut slloven. Shqiptarët që do të vizitojnë Prishtinën të shtunën me fanellën e Zvicrës janë Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Xherdan Shaqiri.
Sfidanti.al