Nga Skocia në Turqi, shqiptari i Zvicrës ndryshon ambjent

Albian Ajeti nënshkruan me klubin e Superligës së Turqisë Gaziantep FK. Lojtari i Kombëtares së Zvicrës, ka firmosur kontratë 1-vjeçare me klubin turk me opsion edhe për një sezon shtesë.

“Klubi i futbollit Gaziantep ka arritur marrëveshjen 1+1 me sulmuesin zviceran Albian Ajeti. Në ceremoninë e nënshkrimit ku mori pjesë edhe zëvendëspresidenti ynë Ibrahim Dicle, Ajeti nënshkroi kontratën zyrtare që e lidh atë me klubin tonë kuqezi. I urojmë mirëseardhjen Ajetit në klubin tonë dhe suksese nën stemën tonë”, shkruan Gaziantep.

Ajeti largohet kështu përkohësisht nga Skocia ku ishte pjesë e skuadrës së Celtic që arkëton rreth 600 mijë euro.

Sfidanti.al