Van Gaal trazon futbollin me deklaratën e fortë kundër FIFA-s

Ish-trajneri i Holandës në Kupën e Botës 2022 por edhe një nga emrat më të respektuar të futbollit, bën deklaratën e fortë duke theksuar se në Katar ishte përgatitur një skenar i qartë në mënyrë që Argjentina dhe Lionel Messi të fitonin Kupën e Botës.

“Shihni mënyrën se si shënon Argjentina dhe si shënonim ne. Shihni se si Argjentinës i është dhënë gjithçka pa kushte. Unë mendoj se gjithçka është paramenduar. Unë mendoj gjithçka që e them. Mendoj se është bërë gjithçka që Mesi të fitojë Kupën e Botës”, deklaroi Van Gaal në një intervistë për mediat holandeze.

Sfidanti.al