Tirana gjen portier në…Kategorinë e Parë

Mustafë Abdullahu është portieri i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu përmes një video në rrjetet sociale. Gardiani ka firmosur një kontratë  5-vjeçare pasi është larguar nga Besa e Kavajës kui ndodhej që prej dy vitesh.

Njoftimi i Tiranës:

“KF Tirana njofton afrimin e portierit Mustafë Abdullahu! Futbollistët e talentuar e kanë pasur gjithmonë derën e hapur për t’u bërë bardheblu dhe Abdullahu është njëri prej tyre. 19-vjeçari nga Kosova ka firmosur me klubin tonë kontratën 5-vjeçare. Klubi i uron mirëseardhje portierit të ri dhe suksese me fanellën tonë”.

https://fb.watch/mNrdPrwKul/