Paratë e Lindjes së Mesme vazhdojnë të bëjnë ligjin në Ligue 1, PSG paguan 50 milionë për 21-vjeçarin

 

PSG nënshkruan me një tjetër talent të ri francez duke finalizuar operacionin e dhjetë të merkatos verore. Skuadra pariziene njoftoi blerjen Bradley Barcola, me të cilin ka firmosur për pesë sezonet e ardhshme.

Lojtari i Lyon transferohet në Paris për 50 milionë euro, 45 menjëherë dhe 5 milionë në formë bonusesh. Një vit më parë, anësori francez ishte i panjohur për botën e futbollit. Zbulimi i tij ndodhi në vitin 2023, pasi Laurent Blanc i dha besim dhe ai shkëlqeu në fushë. Ai është alternativa e Kolo Muani për të cilin Eintracht Frankfurt kërkoi 100 milionë euro, shumë që parizienët nuk pranuar ta paguanin.