Më mirë që jemi euforikë, se frika nuk është ..shqiptare !

Sa mirë që  jemi euforikë, sepse thonë se po t’i matësh në peshore.. euforia qënka më e mirë se frika. Para ndeshjes së sotme me Astanën, flitet me tepri  për frikën e kazakëve, më shumë  se sa për frikën tonë. Madje ata qënkan të “humbur”..ende pa filluar ndeshja, sepse kanë ters orarin e ndeshjes.Ora  8 e mbrëmjes punon “për ne”, pasi qënkan 4 orë prapa ata! Pale kur thoshte një futbollist i Partizanit se Astana është mësuar të luajë në bar sintetik dhe në Elbasan Arena..të kërkojë me qiri  dhe nuk do të gjejë një qime të tillë! Sikur ta pyesje këtë  futbollistin e Partizanit: mos vallë edhe Partizani në kompleksin e ri stërvitet në fushë me bar sintetik apo na kanë bërë sytë…?

Të gjithë që luajnë kundër shqiptarëve, sipas  bio-lajmeve, mbërthehen nga frika ! Edhe trajnerit të Polonisë, Santos ,i qënka tollovitur  gjumi dhe ka shkuar të falet tek Levandoksi, sepse me shqiptarët të pjellë belaja po nuk i more seriozisht.

Po Silvinjo, a  ka frikë para dy ndeshjeve “ të vërteta” me Çekinë dhe Poloninë? Sikur të besosh ato që thuhen  në ekran, jemi top fare, më mirë se kurdoherë.  Kemi vetëm një kleçkë që do të “rregullohet”..portierët tanë, Berisha dhe Strakosha kanë kohë që nuk luajnë në ekipet e tyre…

Sfidanti.al