Milani nuk e ka mbyllur ende merkaton e verës dhe po kërkon që në ditët e fundit, të gjejë me patjetër një sulmues. Kuqezinjtë kanë nisur nga puna prej kohësh, por sulmuesi që Pioli kërkon ende nuk ka mbërritur në skuadër.
Ndërkohë, dëshirë e madhe mbetet Mehdi Taremi i cili aktivizohet me Porton në kampionatin portugez. Milani kishte shfaqur interes për Taremin që në qershor dhe duket se pista është ende e nxehtë dhe tashmë po përgatitet edhe oferta drejtuar portugezëve. Kuqezinjtë janë gati të paguajnë 15 milionë euro për shërbimet e tij e gjithçka tashmë mbetet në dorë të Portos nëse do ta lejojë apo jo. Pak javë më parë, Porto kërkoi që të firmoste me Kristjan Asllanin dhe në tratativa për mesfushorin, kishte futur sulmuesin Taremi por zikaltërit e refuzuan.
sfidanti.al