Mançester Siti vazhdon startin pa gabime të këtij sezoni, teksa mori sot fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura. Skuadra e Pep Guardiolës mundi në transfertë Shefilld Junajtid, por jo pa vuajtje
Erling Haland u bë protagonist për kampionët në fuqi të Anglisë, pasi gaboi një penallti në pjesën e parë, por pastaj shleu gabimin në të dytën duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 65-të, duke entuziazmuar tifozët, aq sa njëri hyri në fushë dhe e përqafoi para shokëve të skuadrës.
Dukej se Siti kishte gjithçka nën kontroll, por një gol i Bogëll në minutën e 85-të vendosi baraspeshën në shifra. Megjithatë, “qytetarët” reaguan shumë shpejt dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Rodri ai cili shënoi golin e fitores 2-1 që vazhdoi startin perfekt të skuadrës së Pep Guardiolës.
sfidanti.al