Mrekulli e kuqe: Partizani “mbylli portën” me VAR .. Astanas 

Sa herë jemi tallur ose kemi bërë ironi me sistemin “Var” të arbitrimit, këtë herë le të thërrasim me zërin e Partizanit : “ Rroftë VAR-i dhe ata që e shpikën..” Ajo që ndodhi në ndeshjen e parë mes Astanës dhe Partizanit,  është si një dhuratë e pazakontë, në një ditë të vështirë. 3 gola të anulluar me VAR për Astanën , dhe Partizani që zbuloi një aleat,qe i mbylli porten,  sepse humbja do të kishte qënë edhe më shpuese…

Partizanin e ka bekuar fati këtë sezon se me pjesën e parë që turullisi dhe me rastet e Astanës për gol, shëmbëllen si një “fitore “ të pësosh vetëm një gol!  Fjalë të shenjta të trajnerit Zekiç që lëshin një frazë qiellore: “ Faleminderit zotit që ekziston VAR-i ..” Për hir të së vërtetës, duhet të falenderojmë me zemër  edhe “çunat e VAR-it” që ishin në Astana sepse njëri nga golat e anulluar kërkonte edhe një ..Var tjetër.

Sfidanti.al