Xhud Belingam i kanë mjaftuar pak ndeshje që të bëhet personazhi kryesor i fazës ofensive të Real Madrid. Futbollisti anglez ka shkëlqyer edhe në sfidën e javës së dytë të kampionatit, ku Reali ka fituar me përmbysje përballë Almerias në transfertë.
Ekipi vendas kaloi i pari në avantazh me anë të Ambas që në minutën e tretë të ndeshjes, por ishte pikërisht anglezi ai i cili barazoi shifrat në minutën e 19 të sfidës. Në minutën e 60, ishte përsëri anglezi ai i cili tundi rrjetën, pas një asisti të Toni Kros, duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Dhe në minutën e 73-të, ishte Belingam ai i cili nisi Vinicius drejt portës, për golin e fitores përfundimtare 3-1.
Kjo fitore ngjit Realin me pikë të plota në kreun e renditjes pas dy javësh, ndërsa bën që tani Belingam golashënuesin më të mirë të kampionatit me 3 rrjeta të tundura.
sfidanti.al