Më datën 10 shtator, stadiumi “Air Albania” do të jetë në kapacitetin e plotë, pasi të gjitha biletat janë shitur. Do të jenë 20 mijë “shqiponja” të cilët do të mbështesin “legjionarët” tanë në këtë përballje tepër të rëndësishme ndaj polakëve.
Kjo sfidë është tepër e rëndësishme, pasi ka peshë në kualifikim për në Euro 2024. Përpara kësaj përballje, Shqipëria do të ndeshet më 7 shtator kundër Çekisë dhe tre ditë më pas, do të zhvillojë sfidën ndaj Polonisë, ndeshje që shihet si vendimtare për fatet e dy ekipeve.
sfidanti.al