I papërfillur nga tekniku Zhirese, në kohën kur ky i fundit ishte trajner i Kombëtares së Kosovës, sulmuesi “dardan”, Arbnor Muja ka vendosur të heqë dorë nga “dardanët” për të veshur fanellën e Kombëtares shqiptare.
“Ylli” i sulmit të kampionëve të Belgjikës, Antuerp ka marrë vendimin kohët e fundit dhe ditën e sotme ka zbarkuar në Tiranë për t’u pajisur me pashaportën shqiptare. Muja do të vihet menjëherë nën urdhrat e teknikut Silvinjo me shpresën për të debutuar në përballjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.
sfidanti.al