Ashtu siç pritej, “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid fituan përballjen e parë në Premier Ligë këtë sezon, teksa mbrëmjen e djeshme mundën me rezultatin minimal, 1 me 0 në mitikun “Olld Traford”, “ujqërit” e Uolves
Përgjegjësinë për shënimin e golit e mori qendërmbrojtësi, Rafael Varane, i cili në minutën e 76’ të sfidës kap bukur një krosim ë Van Bisaka, duke e çuar topin në rrjetën kundërshtare e për rrjedhojë “vulos” fitoren e skuadrës së tij. Në javën e dytë të Premier Ligës, “djajtë” do të përballen në transfertë me “londinezët” e Totenhem, ndërsa “ujqërit” do të presin në shtëpi “pulëbardhat” e Brajton.
sfidanti.al