Fitoi “tripletën” tek Inter, “zikaltërit” kërkojnë rikthimin e sulmuesit

Pas “tradhtisë” së Romelu Lukakut, “zikaltërit” e Inter janë vënë në kërkim për gjetjen e një “bomberi” të denjë për sulmin e tyre dhe mesa duket një të tillë e kanë gjetur.

“Zikaltërit” janë shumë pranë akordit me ish-sulmuesin e tyre Marko Arnautoviç. Austriaku u ka kërkuar menjëherë Bolonjës që të shitet në Milano për t’u bashkuar me skuadrën ku më parë fitoi dhe “tripletën” e famshme. Tani pritet vetëm konfirmimi i Bolonjës, e cila nuk do që gjërat të bëhen përpara se të arrihet akordi me Andrea Petanjën.

 

sfidanti.al