Pavarësisht betejës së “ethshme”, mes Çelsi e Liverpool, për kartonin e mesfushorit të Brighton, Moises Kajsedo, “gjigandët” anglezë janë duke u “përplasur” dhe për një tjetër lojtar, i cili ndryshe nga ekuadoriani kësaj here ishte fillimisht objektivi kryesor i merkatos së Liverpul.
Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar, të “shenjtorëve”, të Sauthempton, Romeo Lavia, për të cilin “të kuqtë” e Liverpul interesohen prej kohësh e madje kanë bërë dhe një ofertë prej 42 milionë paundësh, mirëpo “blutë” e Çelsi dhe më konkretisht tekniku Poketino, duket se e pëlqejnë gjithashtu 19-vjeçarin, për të cilin kanë ofruar plot 48 milionë euro. Deri më tani, bordi i “shenjtorëve” nuk ka pranuar asnjë nga ofertat e skuadrave të lartpërmendura, pasi janë të vendosur të marrin minimalisht 50 milionë paundë, për kartonin e belgut, mirëpo duke parë “përplasjen” e fortës mes këtyre dy skuadrave në merkato, ekziston mundësia që klubi i Çampionship të rrisë vlerën e kartonit të Lavia.
sfidanti.al