Me zviceranin Jan Somer tashmë të transferuar te “zikaltërit” e Inter dhe me “veteranin”, Manuel Nojer akoma jo në formën e tij optimale, “bavarezët” e Bajern Mynih janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe duket se e ka gjetur.
Në listën e “bavarezëve” janë “gardiani” francez i portës së Milan, Majk Manjan dhe talenti “luzitan” i Porto, Diogo Kosta. Përsa i përket zgjedhjeve, 28-vjeçari i Milan ofron më shumë siguri në portën e gjermanëve, teksa ka dhe disa vite më shumë eksperiencë mbi “supe”, ndryshe nga Diogo Kosta, i cili pavarësisht se konsiderohet si një ndër talentet më të mëdhenj të portës është vetëm 23-vjeç.
sfidanti.al