Partizani në qiellin e 7-të, trajneri Zekiç  i bie kambanës !

Pyetja që vlen edhe më shumë se vetë fitorja  :  e njohim apo nuk e njohim futbollin në Europë? Pa hile, me thënë të drejtën, më shumë na njohin në Europë, se sa i njohim. Dhe trajneri i Partizanit, Zekiç, ka plotësisht të drejtë kur thotë pas fitores në Letoni: “ Mendoj se vetëm unë e njoh fuqinë e futbollit Europian. Sepse e them shpesh që nuk është një kundërshtar i lehtë”

Partizani ka fituar në Letoni me Valmerian, në një ndeshje kontraverse, e vlefshme për  studim, ku  përmbysi edhe veten , edhe kundërshtarin. Ishte një Partizan i mbushur me halle në pjesën e parë, aq sa trajneri Zekiç pranon se vetëm në këtë mënyrë nuk mund të luhet një pjesë loje ne Europë.

.. Ajo që ndodhi në pjesën e dytë, ishte një lloj haleluje ku “demat” vrasin lepurin  brenda ne barkun e tyre dhe përmbysin me dy gola avantazhin e kundërshtarin…

Kujdes ndeshjen tjetër! Kambana e trajnerit Zekiç, për ndeshjen e e kthimit në Tiranë, bie për ata që dëgjojnë dhe kuptojnë se ç’dduhet bërë në Europë.  Qoftë për Konferencë Ligë, qoftë edhe për turin e tretë, nuk mund të përsëritet “telebingo” që të shpallesh fitues, pasi për 45 minuta ke qënë gati i panjohur…

 

Sfidanti.al