“Çmenden” londinezët, Çelsi gati 100 milionë paund për Kajsedon

Pasi i refuzuan ofertën e tretë prej 80 milionë paundësh nga “pulëbardhat” e Brajton për kartonin e ekuadorianit Mosies Kajsedo u duk se “blutë” e Çelsi do të hiqnin dorë prej mesfushorit 21-vjeçar, mirëpo nuk ka ndodhur kështu.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Kajsedo vlerësohet nga klubi i tij në shifrën e 100 milionë paundëve e për këtë aryse, londinezët janë duke bërë gati një ofertë të katërt, e cila pritet të jetë një paketë 100 milionë paundëshe e ndarë në modulin 90 milionë euro bazë plus 10 milionë të tjera bonus. Ndërkaq, përsa i përket kontratës personale gjithçka është arritur me kohë mes klubit londinez dhe ekuadorianit, me këtë të fundit, që këtë javë nuk ka qenë pjesë e stërvitjes te “pulëbardhat” e Brajton.

 

sfidanti.al